Donnarumma largohet nga “kuqezinjtë”

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Portieri italian, Gainluigi Donnarumma do të largohet nga AC Milan si lojtar i lirë gjatë kësaj jave.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i ‘kuqezinjve’ Maldini.

Si zëvendësues të Donnarummas, Milan ka gjetur portierin e Lille, Mike Maignan – të cilin do ta transferoj për shumën 13 milionë euro.
Këtë sezon Donnarumma bëri 37 paraqitje, pranoi 38 gola dhe 14 herë mbajti portën e paprekur.

Të ngjashme