Drejtori i Interit: Ne nuk do ta blejmë Messi

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Ka pasur shumë thashetheme se Messi do të kalojë në Inter, pasi që dorëzoi burofaksin ku kërkonte largim nga Barcelona

Pas këtyre shkrimeve, që kanë vazhduar prej që Barcelona u deklasua nga Bayern Munich me rezultat 8-2, ka reaguar drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.

“Ne nuk do ta blejmë Leo Messi. Nuk e di nga po vijnë këto thashetheme të çmendura”, ka thënë ai në një intervistë që po e zhvillon edhe momentalisht me Sky Sports.

Ausilio tjera fjalë ka pasur për Arturo Vidal, për të cilin thotë që ka mundësi që të vije në Inter.

“Ne e duam Arturo Vidal, kjo është e sigurt. Për momentin ai është lojtar i Barcelonës. Nëse ata e lënë të largohet me kushte të duhura, në do ta marrim në konsideratë për të nënshkruar më të”.

Interi është lidhur me një numër emrash këtë vit, përfshi edhe Messi, por që duket se Messi më shumë preferon Anglinë se Italinë apo Francën. 

Të ngjashme