Driton Kuka: Grand Prix Tel Aviv, një finale e çmendur e Majlindës

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv.

Ajo ka mposhtur në finale me Ippon, në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izrealiten Gili Cohen.

Për këtë fitore është shprehur shumë i lumtur trajneri i saj, Driton Kuka.

“E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindës! I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Për xhudisten kosovare – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme