Dukagjini dhe Ulpiana ndahen baraz, Ibrakoviq shijon fitoren e parë në krye të Prishtinës

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara për sot në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina shënoi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq, duke e mposhtur pastër 2:0 Feronikelin.

Abazi realizoi golin e parë në minutën e 60-të, kurse dy minuta para fundit Tolaj vulosi fitoren e vendasve.

Në ndeshjen tjetër, Ulpiana dhe Dukagjini barazuan 1:1 në ndeshjen që u zhvillua në Klinë, shkruan Gazeta Express.

Ermir Rezi shënoi për epërsinë e mysafirëve, kurse Altin Merlaku me gol të bukur barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Kështu, Prishtina shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e pestë, katër më pak se lideri Gjilani, kurse Feronikeli mbetet i fundit me 10 pikë të tubuara.

Në anën tjetër, Ulpiana shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e shtatë, kurse Dukagjini gjendet në vendin e tetë me 16 pikë. 

Të ngjashme