Duvan Zapata shihet nga Interi si zëvendësues i Lautaro Martinez në rast se largohet

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Interi thuhet se është i interesuar në transferimin e Duvan Zapatas nga Atalanta në afatin kalimtar veror.

Nerazzurët rrezikojnë të humbin Luataro Martinezin që po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Interi dëshiron të transferojë 28-vjeçarin si zëvendësues të sulmuesit argjentinas që është shumë afër t’u bashkohet katalunasëve në verë.

Kartoni i Zapatas aktualisht është 50 milionë euro, gjersa ka shënuar 12 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat për Atalantan.

Në rast se largohet Lautaro në drejtim të Blaugranasve, atëherë ata mund të marrin në këmbim Nelson Semedon dhe Arturo Vidalin.

Antonio Conte ka kohë që e kërkon transferimin e mesfushorit kilian, derisa janë në garë edhe për Ivan Rakiticin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme