Dybala, fatlumi që luan me dy lojtarët më të mirë në botë

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi, Paulo Dybala është një nga futbollistët që ka fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me të parin në klub e me të dytin në përfaqësuesen argjentinase.

Ai është shprehur i mahnitur me formën e tyre, përkundër moshës, raporton Marca, përcjell Klan Kosova.

“Messi dhe Ronaldo do të duhej të kishin rënie në formë për shkak të moshës, por ata vazhdojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Dybala.

Madje ai mendon se ata janë jashtë normales.

“Ata janë jashtë normales dhe objektivi im është të bëhem më i miri nga ‘njerëzit’”, ka shtuar argjentinasi, përcjell Klan Kosova.

Dybala ndeshjen e radhës me Juventus e luan kundër Udineses, ndërsa me përfaqësuesen e Argjentinës do të përballet me Iranin dhe Brazilin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme