Dybala kërkon të paguhet sa De Ligt

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se kërkon të paguhet aq sa mbrojtësi qendror Matthijs de Ligt për të rinovuar me Bianconerët.

Il Corriere dello Sport raporton se “Zonja e Vjetër” ka hasur në disa vështirësi në negociatat me yllin argjentinas.

De Ligt fiton 8 milionë euro në sezon, por marrëveshja e tij përfshin shpërblime duke e çuar shifrën në një total prej 12 milionë eurosh në vit.

Oferta aktuale për Dybala, sipas gazetës, mezi tejkalon 9 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe shpërblimet.

Të ngjashme