Eddie Hearn pas fitores së Furyt ndaj Wilderit: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë direkt për trofeun e padiskutueshëm

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn po shtyn drejt një përballje gjigantësh, Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Fury arriti ta mposht me nokaut teknik Wilderin në raundin e shtatë, pas një meçi të dominuar totalisht nga britaniku.

Kjo fitore ndaj amerikanit ka bërë që Fury të fitojë brezin në divizionin WBC, ndërsa brezat WBA, WBO, IBF, IBO mbahet nga Joshua.

Para meçit Fury-Wilder u përfol se dy boksierët janë pajtuar edhe për një përballje të tretë në mes tyre, pavarësisht se kush fiton.

Megjithatë, i këtij mendimi nuk është promotori i njohur, Hearn, i cili mendon se Fury duhet të ndeshet me Joshuan për titullin e të padiskutueshmit.

“Nuk ka nevojë për një meç të tretë, le të shkojmë direkt për të padiskutueshmin në verë!”, ka shkruar Hearn në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, edhe Joshua thuhet se është gati për përballjen dhe trofeun e të padiskutueshmit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme