Edhe skuadra e Ferizajit testohet për Coronavirus

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar testimet e skuadrave kosovare për koronavirus.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet skuadra e Ferizajit nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së Shtunës në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, rezultat e testeve janë dërguar ne Prishtinë dhe së shpejti priten te ne dhanë përgjigjeje e testeve”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ferizajit.

Ky është njoftimi i plotë:

Ferizaj kryen testet e Covid 19 dhe vijon me stervitje.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së Shtunes në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, rrezulltat e testev janë dergu ne Prishtinë dhe se shpejti priten te ne dhajne pergjigjeje e testeve

Skuadra jone pas testev ka vijuar me stervitje ne stadium per pregaditje para fillimit te kampionatit te mbetur i cili fillon me 7 Qershor.Rekomandime

Të ngjashme