Ekipi i Basketbollit Prishtina shënon 50 vjetorin, “Plisat” dizajnojnë logon

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Basketbollit Prishtina, këtë vit feston 50 vjetorin e themelimit

Për këtë Plisat kanë përgatitur  logon për shënimi e kësaj ngjarje.

Postimi i plotë:

Të dashur Plisa dhe adhurues të klubit tonë,

Viti 2020, megjithëse po kalon me shumë vështirësi e sfida që i prodhoi pandemia, për klubin tonë të zemrës do të jetë vit historik në kuptimin pozitiv, sepse e feston ditëlindjen e 50-të.

Duke qenë klubi më i trofeshëm shqiptar, me të arriturat më të mëdha sportive ndërkombëtare në kuadër të sporteve ekipore, jemi përkujdesur që përveç gjurmëve sportive sivjet të lëmë gjurmë simbolike që lidhen me një gjysmë shekulli aktivitet përplot performanca të shkëlqyera dhe arritje kulmore, ashtu siç e meriton Prishtina jonë, qyteti i krenarisë basketbollistike dhe kryeqyteti i kupave e titujve.

Në këtë drejtim, ekipi ynë kreativ në krye me Lorik S. Berisha, ka dizajnuar llogon e 50 vjetorit, llogon e krenarisë, identitetit, dinjitetit dhe triumfit.

Shpresojmë të ju pëlqejë dhe t’na bashkojë për një tjetër etapë historike, e cila për fatin tonë të mirë, këtë vit do të shënohet e festohet me krijimin e Ligës Unike mbarëkombëtare.

Gëzuar Prishtinë, Gëzuar Plisa!

Të ngjashme