Elseid Hysaj bëhet shënjestra kryesore e Atletico Madridit

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Elsied Hysaj do të largohet në fund të këtij sezoni nga Napoli.

Mbrojtësi shqiptar dëshiron një aventurë të re dhe me pritet shumë shpejtë të përcaktohet për të ardhmen.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Atletico Madridi e ka bërë prioritet transferimin e Hysajt nga Napoli.

Mbrojtësi i djathtë ka kohë që e kërkon largimin nga skuadra italiane dhe duket se në këtë verë do ta realizojë qëllimin e tij.

Lojtari 27-vjeçar do të jetë lojtar i lirë në muajin qershor, pasi atëherë edhe i skadon kontrata me Napolit.

Atletico Madridi pritet t’i ofrojë Hysajt kontratë trevjeçare me një pagë më të lartë se sa ajo te klubi nga Serie A.

Të ngjashme