Emërimi i Xavit te Barcelona – mund të bëjë që Pjanic të kthehet, por jo në janar

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk do ta kthejë Miralem Pjanicin në janar nga huazimi i tij te Besiktas, por siç shkruan gazeta katalanase Mundo Deportivo, pas ardhjes së trajnerit të ri Xavi Hernandez, sigurisht që ekziston mundësia që boshnjaku të mbetet në “Nou Camp” gjatë verës.

Me largimin e Ronald Koeman nga stoli i Barcelonës, ka ndryshuar edhe këndvështrimi i mesfushorit boshnjak, i cili në fund të afatit të verës shkoi në huazim te Besiktas dhe ku tregoi se “nuk ka harruar” të luajë futboll.

Megjithatë, dy lëndime muskulore e ngadalësuan fillimin e tij të shkëlqyer në klubin turk, ku ai luajti gjashtë ndeshje në kampionat dhe dy në Ligën e Kampionëve, ku dha gjithsej katër asistime.

Duke analizuar situatën e tij, Mundo Deportivo shkruan se Barcelona nuk po e konsideron rikthimin e tij në janar, siç është rasti me Francisco Trinca (në huazim te Ëolverhampton), por në korrik 2022.

Pjanic do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri Xavi Hernández dhe shpreson për një rast të ri.

Nuk ka dyshim se aftësitë teknike që zotëron Pjanić sigurisht që do ta “detyrojnë” Xavin të mendojë për rolin e tij të mundshëm në skuadër, sepse një organizator loje me karakteristika të tilla sigurisht që do të ishte i mirëpritur në skuadrën e tij. /Telegrafi

Të ngjashme