FIBA cakton datën e Botërorit 2023

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Federata Botërore e Basketbollit (FIBA) ka publikuar datën e Botërorit 2023 të basketbollit. Botërori do të mbahet nga 25 gushti deri më 10 shtator.

FIBA ka aprovuar datën pas një konsultimi të Bordit Qendror të FIBA-s me shtetet nikoqire dhe rekomandimeve të Komisionit të Garave.

Faza grupore e Botërorit do të mbahet në Indonezi, Japoni e Filipine, ndërsa faza finale në kryeqendrën e Filipineve, Manila.

Është hera e parë në histori që një Kupë e Botës në basketboll do të mbahet në më tepër se një shtet.

Në Botërorin 2023 do të marrin pjesë 32 përfaqësuese, si në Botërorin e fundit të mbajtur në Kinë vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme