Fiorentina në “luftë” me autoritetet lokale për stadiumin

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Pa mbushur gjashtë muaj si pronar dhe president i Fiorentinës, Rocco Commisso, tashmë ka filluar të merret me burokracinë famëkeqe të Italisë, derisa po përpiqet të ndërtojë një stadium të ri për klubin.

Së pari, plani i Commissos për të rregulluar stadiumin ekzistues “Artemio Franchi” u refuzua nga komiteti i qytetit që mbron monumentet kulturore. Tash, ai është në pritje të aprovimit të lejes për të ndërtuar një stadium të ri, ndoshta afër Aeroportit të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

“Shumë gjatë, shumë burokraci, shumë krahë të ndryshëm të Qeverisë që duhet të imponojnë veten në procesin e vendimmarrjes, e cila po mashtron Italinë majtas dhe djathtas”, tha Commisso i dëshpëruar.

Por Commisso, i cili gjithashtu ka në pronësi ekipin amerikan New York Cosmos, nuk është person që ulet dhe pret.

Manjati italo-amerikan i një rrjeti kabllor bleu kohët e fundit tokë private në periferi të Firences për të ndërtuar atë që ai thotë se do të jetë objekti më i madh i qendrës stërvitore në Serie A – me një kosto prej më shumë se 50 milionë eurosh. Por tashmë kanë kaluar gjashtë muaj dhe Commisso që ka moton “shpejt, shpejt, shpejt”, ende është në pritje të aprovimit të lejes për të filluar ndërtimin e qendrës stërvitore për Fiorentinën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme