Florenzi niset për Milano, mungon vetëm zyrtarizimi

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Alessandro Florenzi ka lënë Romën dhe është nisur për Milano.

Ai pritet gjatë ditës t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë me Milanin.

Anësori i krahut të djathtë do të transferohet te kuqezinjtë në formë huazimi me të drejtë blerje në verën e viti 2022.

Për huazimin një vjeçar, Milani do të paguajë një milionë euro.

Nëse duan ta mbajnë pas sezonit 2021/22, Milan duhet të paguajë 4.5 milion euro.

Të ngjashme