Formacionet e mundshme: Man City – Aston Villa

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Në javën e parë të Premierligës, Manchester City dhe Aston Villa nuk kanë mundur që ta zhvillojnë ndeshjen e tyre, me ç’rast ajo do të luhet sot.

Me fillim nga ora 19:00, Pep Guardiola do të përballet me homologun e tij Dean Smith, të cilët kohët e fundit kanë pasur probleme të shumta me COVID-19.

Man City do të jenë në këtë ndeshje pa sulmuesin e tyre kryesor, Sergio Aguero. Mungesa të tjera do të jenë: Nathan Ake, Eric Garcia dhe Aymeric Laporte, transmeton lajmi.net.

Sa i përket formacioneve të mundshme, janë këta:

Manchester City: Ederson; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; De Bruyne, Gundogan, Rodri; Mahrez, Sterling, Foden.

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett; Luiz, McGinn; El Ghazi, Grealish, Traore; Watkins.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme