‘Fshesa’ e Laportas te Barcelona: 13 lojtarë janë vënë në shitje nga presidenti katalunas

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Joan Laporta ka paralajmëruar se në këtë verë do të bëjë ndryshime të mëdha te Barcelona.

Presidenti i rizgjedhur te klubi katalunas ka bërë të ditur se ai do të tentojë të rikthej lavdinë në Camp Nou, mirëpo fillimisht duhet punojnë shumë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, janë 13 lojtarë në listën e Laportas që do të largohen nga Barcelona.

Kreu i klubit Blaugranas e ka në listën e largimeve emra si, Neto, Smuel Umtiti, Junior Firpo, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Roberto, Miralem Pjanic, Sergio Busquets, Matheus, Philippe Coutinho, Martin Braithwaite, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dmebel.

Disa prej tyre edhe mund t’i shpëtojnë largimit, mirëpo Laporta është i vendosur që të krijojë sa më shumë fonde për transferimet e reja.

Presidenti tashmë ka huazuar 100 milionë euro nga një bankë në Amerikë, për t’i mbuluar pagat e lojtarëve dhe që të ketë lirinë më pas për të bërë transferime.

Të ngjashme