Futbollisti me prejardhje kosovare e zgjodhi Malin e Zi

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 18:25 | Nga

Futbollisti me prejardhje kosovare, Sead Haksabanoviq ka vendosur të luajë për Malin e Zi, shkruajnë mediet suedeze, raporton zeri.info.

18 vjeçari kishte luajtur për ekipin e të rinjve të Suedisë, por sapo i erdhi ftesa nga Përfaqësuesja A e Malit të Zi, ai nuk hezitoi dhe e pranoi ftesën.

Me këtë rast, futbollisti që ka rrënjë nga Kosova, do të luajë për malazezët në ndeshjen e qershorit ndaj Armenisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të Rusisë.

“Është një vendim i vështirë, por duket më i drejti dhe më i duhuri”, ka thënë babai dhe menaxheri i futbollistit, Senad Haksabanoviq.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme