Gerrardi kampion i Skocisë me Rangersin

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Steven Gerrard me ekipin e tij Rangers i kanë dhënë fund dominimit gati një dekadë të Celtic në futbollin skocez.

Edhe pse ende nuk ka mbaruar sezoni, Rangersi e ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit, pas barazimit të sotëm të Celticit me Dundee Unitedin.

Rangers ka bilanc të jashtëzakonshëm këtë sezon, ku pas 32 ndeshjeve, numëron 28 fitore, katër barazime dhe asnjë humbje. Diferenca mes vendit të parë dhe të dy është 20 pikë.

Ky është titulli i parë i fituar nga Rangers që nga sezoni 2010/11, duke e çuar totalin në 55 tituj të fituar në Premiershipin skocez.

Celtic ndërkohë ka fituar 51 tituj të elitës skoceze.

Të ngjashme