Giroud ka rezultuar negativ nga Covid-19, gati për ndeshjen kundër Lazios

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Lajm i mirë për Milanin, pasi Olivier Giroud ka rezultuar negativ nga Covid-19 dhe do të jetë në dispozicion për të luajtur kundër Lazios të dielën.

Sulmuesi kishte marr virusin në fillim të javës së kaluar dhe ishte duke u izoluar në shtëpi në Milano.

Një deklaratë nga klubi konfirmon se Giroud tani ka rezultuar negativ.

Ai do të ketë një kontroll të detyrueshëm mjekësor nesër, sipas protokolleve të Qeverisë Italiane, dhe më pas mund të kthehet në trajnim.

Të ngjashme