Gjendja fizike dhe qasja e Ronaldos nxisin reagime të mëdha

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Përgatitja fizike e Cristiano Ronaldos dhe qasja e tij janë nën vëzhgim, pasi ai ka reaguar me zemërim pasi u zëvendësua gjatë ndeshjes që Juventusi e fitoi 1:0 ndaj Milanit, të dielën. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, insistoi se portugezi 34-vjeçar është duke kuruar një lëndim të gjurit dhe i duhet pak kohë.

Ronaldo ka para dy ndeshje me Portugalinë, ku do të tentojë të ndihmojë kampionen e Evropës të kualifikohet në “Euro 2020”, ndërsa po i afrohet shifrës së 100 golave me përfaqësuese, shkruan sot Koha Ditore.

Ai aktualisht ka 95 gola dhe duke marrë parasysh aftësinë e tij, nuk është jashtë mendjes se do të arrijë shifrën e 100 golave në ndeshjet e radhës kundër Lituanisë e Luksemburgut, në rast se luan.

Ronaldo e shikoi keq Sarrin dhe shkoi drejt në zhveshtore pasi u zëvendësua në minutën e 55-të në ndeshjen ndaj Milanit, për çka nxiti kritika të shumta duke nisur nga ato të ish-trajnerit të Real Madridit, Juventusit dhe Anglisë, Fabio Capello.
“Ronaldo nuk ka dribluar asnjë lojtar në tre vjet dhe e mbaj në mend kur i linte ata përtokë. Sarri kishte të drejtë që e nxori atë nga loja. Fakti se ai nuk shkoi të ulet në bankinë nuk ishte imazh i mirë”, ka thënë Capello, përcjell “Sky Sport Italia”.

Sarri ka thënë se Ronaldo ka marrë një lëndim në gju një muaj më parë dhe ende po ndien pasojat.

Të ngjashme