Gjithçka e hapur në grupet E dhe F, shqiptarët luajnë me Kosta Rikën

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 11:48 | Nga

Në ditën e 14-të të Kampionatit Botëror që po mbahet në Rusi, do të zbresin në fushë ekipet e grupit E dhe F.

Të dy grupet janë të hapura dhe do të ketë ndeshje mjaftë interesante.

Shqiptarët sot përballen me Kosta Rikën duke e kërkuar edhe vendin e parë në grup.

Ndeshje tjetër është mes Brazilit dhe Serbisë, ndeshje që vendosë se cila kombëtare kalon tutje.

Shumë interesante do të jenë edhe përballjet në grupin F.

Gjermania do të luajë ndaj Koresë së Jugut, ku vetëm fitorja e dërgon tutje.

Meksika që ka gjashtë pikë, do të jetë përballë Suedisë që ka tubuar tri pikë.

Grupi F i zhvillon ndeshjet nga ora 16:00, ndërsa Grupi E nga ora 20:00.

Të ngjashme