Goditje e madhe për Chelsea, futbollisti kryesorë do të mbetet jashtë fushës

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka marrë një goditje të madhe pasi që Christian Pulisic do të mbetët jashtë fushës për disa javë.

Edhe Lampard e konfirmoi lëndimin e futbollistit, duke thënë “Christian Pulisic, do të jetë jashtë për disa javë. Ai është lënduar gjatë stërvitjeve”.

Pulisic në 16 paraqitje me skuadrën angleze ka shënuar pesë gola dhe ka siguruar dy asistime.

Kurse mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Lampard, Chelsea të shtunën do të luajë kundër Burnley pastaj kundër Newcastle, Arsenalit dhe Leicesterit.

Të ngjashme