Gosens: Nuk ia kërkova këtë herë fanellën Ronaldos

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Robin Gosens pranon që paraqitja e tij për Gjermaninë kundër Portugalisë ishte e paharrueshme, gjithashtu tha se nuk e kërkoi këtë herë fanellën e Cristiano Ronaldos.

Mbrojtësi i krahut të Atalantas pasi doli nga loja mori një ovacion nga të gjithë tifozët gjermanë, ai shënoi dhe dha dy asistime në fitoren 4-2 të Gjermanisë kundër Portugalisë.

“Nuk di nga të filloj” i tha Gosens Sky Sport Italia.

Tutje Gosens tha se ishte shumë e rëndësishme fitorja për shkak se më pas do të ishte shumë i vështirë kualifikimi.

“Ne e dinim se do të duhet të fitonim sot, sepse nëse do të humbnim këtu, atëherë do të bëhej vërtet e vështirë të kualifikoheshim. Ne u përpoqëm të japim gjithçka si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam ndeshjen”, u shpreh Gosens.

Disa muaj më parë, Gosens e kishte pranuar se i kishte kërkuar Ronaldos të ndërronte fanellat pas ndeshjes midis Juventus dhe Atalanta, por Portugezi e kishte refuzuar, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv

“Unë nuk i kërkova atij fanellën e tij, pasi dua të shijoj fitoren këtë mbrëmje,” u përgjigj gjermani.

Tashmë i lidhur me Interin dhe Juventusin, çmimi i tij me siguri do të jetë rritur pas kësaj mbrëmje, kështu që a ka Gosens një mesazh për mbështetësit e Atalanta?

“Unë dua t’u them tifozëve të Atalantas se ju dua dhe do të shihemi së shpejti”, përfundoi Gosens.

Të ngjashme