Guardiola: Arsenali gabon rëndë nëse e shkarkon Artetën

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, këmbëngul se Arsenali do të bëjë gabim të madh nëse e shkarkon ish-ndihmës trajnerin e tij, Mikel Arteta.

Skuadra e Arsenalit gjendet në vendin e 15-të në Premierligë, pasi në shtatë ndeshjeve të fundit i ka fituar vetëm dy pikë ndërsa mbrëmë u eliminuan edhe nga Carabao Cup, raporton Gazeta Express.

Pavarësisht formës së tmerrshme të Arsenalit, Guardiola thotë se klubi duhet të qëndrojë me Artetën dhe ata do të bënin një gabim të ndaheshin nga taktiku spanjoll.

“Ata do të bëjnë gabim të madh nëse e shkarkojnë Artetën. Jam shumë i sigurt se do të kenë besim tek ai”, tha Guardiola.

“Unë e kuptoj që analistët i analizojnë rezultatet. Por unë kam qenë me të për shumë vite dhe e di cilësinë e tij të jashtëzakonshme si njeri dhe veçanërisht si menaxher, se si ai është i përfshirë në gjithçka. Është thjesht çështje kohe para se ai të fillojë të bëjë mirë.”

“Unë nuk jam në bord. Për mua ata do të bëjnë gabim të madh nëse mendojnë ta shkarkojnë atë.”

“Ata i japin atij besimin, ata fituan dy tituj kur për një kohë të gjatë më parë nuk ndodhi në këtë klub. Në këtë situatë pandemie, me problemet e dëmtimit që kanë dhe lojërat që luajtën ata gjithmonë luajtën mirë”, shtoi trajneri i Manchester Cityt.

“Unë mund të flas për përvojën time përkrah tij, një nga ekipet më të mrekullueshme të suksesshme në historinë angleze që kemi pasur dhe ai ishte pjesë e këtij suksesi dhe nuk do të ishte e mundur pa të, dhe për të krijuar diçka si kjo ju duhet kohë si unë në sezonin tim të parë.”

Arsenali do të presin në ndeshjen e radhës Chelsean, ndërsa ndeshjen e fundit për këtë vit do të zhvillojnë kundër Brighton në udhëtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme