Guardiola mund ta vazhdojë më gjatë karrierën si trajner

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë të përvoja e madhe që e ka marrë gjatë periudhave në klubet e kaluara, e ka përgatitur atë për punën te City dhe se ai mund të qëndorjë më gjatë te klubi anglez dhe po ashtu ta vazhdojë karrierën si trajner më gjatë.

Guardiola 49-vjeçar ka pesë vjet që gjendet te City dhe është mandati më i gjatë si trajner që e ka kaluar në ndonjë klub.

Ai karrierën si trajner e nisi te Barcelona, ku qëndroi nga viti 2008 deri më 2012, duke fituar çdo trofe të mundshëm. Ai iu bashkua më pas Bayern Muenchenit, ndërsa qëndroi tri vjet dhe fitoi Bundesligën e Kupën e Gjermanisë, por dështoi të fitonte Ligën e Kampionëve. Me Cityn ka fituar dy herë Premier Leaguen, tri herë League Cupin dhe një herë FA Cupin që kur erdhi në vitin 2016.

“Sigurisht se jam më mirë tash, definitivisht. Përvoja të ndihmon – veçanërisht mënyra se si jetoj profesionin. Më herët kam menduar se do të pensionohem së shpejti, tash mendoj se do të pensionohem pak më vonë. Jam gati 50-vjeçar, është një moshë e mirë”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

Manchester City zë vendin e tetë në Premier League me 26 pikë. Është shtatë prapa liderit Liverpoolit, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. City luan si mysafir i Chelseat sot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme