Hadergjonaj i lumtur me debutimin në Ligën Premier

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 16:32 | Nga

Florent Hadergjonaj ka realizuar ëndrrën e tij të kahmotshme të luaj në kampionatin anglez.

Mbrojtësi me shtetësi kosovare ka luajtur në minutat e fundit të ndeshjes mes Burnley dhe Huddersfield.

Skuadra e Hadergjonajt arriti një barazim të vlefshëm pa gola 0-0.

Pas ndeshjes, ish-anëtari i Ingolstadt dhe Young Boys Bern ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të postuar foto.

“I lumtur me ndeshjen time të parë në Ligën Premier”, ka shkruar shkurtimisht Hadergjonaj.

Kujtojmë që 23-vjeçari fillimisht ka luajtur me klubin bardh e kaltër në mesjavë në kuadër të Kupës së Anglisë gjatë tërë takimit.

Hadergjonaj iu bashkua Huddersfieldit gjatë këtij afati kalimtar të verës nga skuadra gjermane Ingolstadt.

Huddersfield ka huazuar lojtarin nga Kosova për një vit me mundësi blerje për pesë milionë euro në fund të stinorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme