Havertz e kërkon largimin nga Leverkuseni

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli gjerman kushton 100 milionë euro dhe kërkohet nga klubet e Premierligës, mbi të gjitha nga Chelsea

Kai Havertz e ka kërkuar largimin nga Bayer Leverkuseni gjatë kësaj vere.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi gjerman “Bild”.

Klubi gjerman është i gatshëm ta shesë futbollistin ofanziv, por vetëm për një çmim të arsyeshëm.

Në fakt, Leverkuseni i kërkon lojtarin afro 100 milionë euro.

21 vjeçari është në kërkim të një eksperience të re.

Atë e do mbi të gjitha Chelsea në Angli, përcjell Gazeta Express.

Gjithashtu, interesim për futbollistin ka shfaqur edhe Real Madridi.

Haverts ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2021.

Gjithashtu, Havertz shihet edhe si zëvendësues i Thiago Alcantaras, nëse spanjolli largohet nga Bayern Munichu. 

Të ngjashme