Hazard: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard ka thënë se Karim benzema është aktualisht sulmuesi më i mirë në botë.

Belgu që luan së bashku me sulmuesin francez te Real Madridi, ka thënë se bashkëlojtari i tij është një 9-sh i kompletuar.

“Pasi kam luajtur me të për tre, ose katër muaj, unë mendoj se Karim është për momentin sulmuesi më i mirë në botë. Përveç rolit të tij si sulmues, ai i bën edhe të tjerët më të mirë”, ka thënë Hazard.

“Më vjen keq për të, por është gjithmonë më e lehtë të luash kundër një skuadre, në të cilën nuk është Benzema”.

“Gjithmonë mund të bësh më mirë, natyrisht. Unë mendoj se te Real Madridi, prej një muaji gjithçka po shkon shumë mirë. Ne kemi fituar ndeshje dhe skuadra po evoluon mirë, gjë që ma bën më të lehtë mua”, ka shtuar më tej belgu.

Karim Benzema është aktualisht sulmuesi kryesor i Los Blancos, por që këta të fundit janë ende në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Të ngjashme