Hysaj rikthehet për derbin ndaj Romës

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 15:34 | Nga

Napoli është shumë optimist se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, do të rikthehet për ndeshjen e së shtunës kundër Romës.

Hysaj u zëvendësua në ndeshjen ndaj Cagliarit të hënën pas një shqetësimi, por do të rikthehet për derbi ndaj Romës, raportojnë mediat italiane, transmeton Express.

Mbrojtësi i djathtë shqiptar dhuroi një asist në fitoren 5-0 të Napolit, por mori një goditje dhe u detyrua të zëvendësohej 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Megjithatë, duke folur për Radio Kiss Kiss Napoli, Valter De Maggio raporton se te Napoli janë shumë optimist se Hysaj do të jetë gati për t’u përballur me Romën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme