I blenë 25 euro, tani shiten 30 herë në shtrenjtë – Çmenduria me biletat e finales në Tiranë

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Kërkesat ishin të shumta, por vetëm 8500 tifozë kishin fatin të siguronin një biletë për në finalen e ligës së konferencës në Tiranë.

Megjithatë, jo të gjithë kanë dëshirën e madhe për ta ndjekur ndeshjen në shkallët e stadiumit. Disa prej tifozëve që arritën të blenin bileta kanë nisur rishitjen e tyre në tregun e zi.

Në faqet online, tifozët synojnë të shesin biletat dhjetëra fish më shtrenjte për të përfituar nga numri i limituar i tyre.

Të ngjashme