Interi synon fitoren e radhës ndaj Sassuolos, formacionet zyrtare

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Sassuolo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës.

Nerazzurrët janë nikoqir të Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A, takim që zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 19:30.

Ekipi i Antonio Contes e ka rinisur futbollin me një fitore ndaj Sampdorias dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në garë për titull.

Në anën tjetër, Sassuolo ka humbur thellë nga Atalanta dhe shpreson në këndellje ndaj Interit.

Conte ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa Sassuolo luan me më të mirët.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Borja Valero, Biraghi; Eriksen; Lukaku, Lautaro

Sassuolo: Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Magnanelli, Obiang; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo

Të ngjashme