Interi udhëheq garën për De Vrijin

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 14:14 | Nga

Interi raportohet se është duke udhëhequr garën për transferimin e mbrojtësit holandez të Lazios, Stefan de Vrij, raporton “Corriere dello Sport” të dielën.

De Vrij ka kontratë me Lazion deri në verën e këtij viti dhe mund të firmosë parakontratë qysh tash. Holandezi është duke u kërkuar edhe nga Juventusi, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, bëhet e ditur se Interi është duke udhëhequr garën për të.

Ndërkohë Interi po kërkon që në janar të sjellë Domenico Crisciton nga Zenit St. Petersburg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme