Ish-sulmuesi i Italisë: Ndihem mirë që e munda kancerin, por ende kam shumë frikë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, Gianluca Vialli, ka thënë se po ndihet shumë mirë fizikisht pas fitimit të betejës me kancerin, por e pranon se ende ka shumë frikë se sëmundja mund t’i kthehet.

Vialli e shëroi plotësisht sëmundjen muajin e kaluar pas një beteje të gjatë dyvjeçare, transmeton Gazeta Express.

Ai foli për këtë në një intervistë për The Times para publikimit të librit të vet të ri me titullin: “Synimet: Tregime Frymëzuese për të Ndihmuar në Luftimin e Sfidave të Jetës”.

“Fizikisht ndihem mirë. Mendoj se kam muskuj përsëri. Po ushtroj çdo dy ditë me gruan time. Por ende jam shumë i frikësuar dhe i merakosur”, tha 55-vjeçari.

“Do të duhet kohë e gjatë për ta larguar këtë ndjesi. Kurdo që zgjohesh apo shkon në shtrat me pak dhimbje barku apo koke apo temperaturë të lartë, mendon ‘Oh Zot, është kthyer’. Je i brishtë”, shtoi ai. 

Të ngjashme