Ish-talenti i madh i kthehet fushës pas 4 vjetësh e gjysmë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Dikur talenti më i madh i futbollit në vend është i gatshëm për një tentim tjetër.

Lorik Aliu, lojtari që si i ri kishte kaluar provat te Borussia Dortmundi, shpreson që 2019-a të jetë vit i tij. Mbi të gjitha shpreson që të mos ketë telashe me lëndime, përkatësisht që gjuri i tij të përballojë ngarkesat. Pa telashe shëndetësore, Aliu është plot besim se do t’ia dalë, shkruan sot Koha Ditore.

Tani 22-vjeçar, Lorik Aliu të enjten firmosi kontratë dyvjeçare me skuadrën e Llapit, njërën prej skuadrave pretendente për titull të kampionit të Kosovës në futboll.

Për nga niveli Llapi është larg prej skuadrave që katër-pesë vjet më parë e kishin në listat e tyre emrin e Lorikut. Por për një lojtar që ka pushuar katër vjet e gjysmë, Llapi mund të jetë shpëtimtar.

Aliu ka gjashtë muaj që stërvitet me Llapin. Deri të enjten nuk kishte kontratë me skuadrën nga Podujeva, që si shpërblim për nivelin e shfaqur në stërvitje i ka ofruar kontratë për dy vjet. Te Llapi presin që lojtari prishtinas të japë kontribut në rrugën që besojnë se do t’ua sigurojë titullin e kampionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme