Ish-trajneri i Barcës: Messi nuk e ka merituar çmimin “The Best”

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhja e Lionel Messit si më i miri i këtij viti, po vazhdon të sjellë deklarata kundërshtuese.

Gjithçka ka nisur me reagimet e disa kapitenëve të kombëtareve, të cilët kanë akuzuar FIFA-n për ndryshim votash, duke thënë se nuk kanë votuar Lionel Messin në garën për ‘The Best’.

Zgjedhjen e Messit e ka kontestuar edhe ish trajneri i Barcelonës, Tata Martino.

“Lionel Messi nuk e ka pasur një sezon për t’u zgjedhur më i miri”, ka deklaruar Martino, që ka drejtuar Barcelonën në sezonin 2013/2014, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi, në garën për ‘The Best’ ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.

Të ngjashme