Ja kur do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet më 16 tetor.

Lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës do të hyjnë në fushën e “Estadio Santiago Bernabéu” të dielën më 16 tetor, derisa ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:15.

Deri atëherë, Barcelona do të luajnë katër ndeshje. Katalanasit do të përballen me Mallorcan dhe Celta Vigon në kampionat dhe dy herë me Interin në Champions League.

Reali do të përballet me përplasje në oborrin e shtëpisë me Osasuna dhe Getafe, si dhe dy ndeshje me Shakhtar Donetsk në Champions League, transmeton Klankosova.tv.

Për momentin, tabela e kampionatit spanjoll kryesohet nga “mbretërit”, të cilët kanë grumbulluar 18 pikë. Derisa të dyja skuadrat nuk kanë humbur ende.

Të ngjashme