James transferohet në Everton

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtare. James Rodriguez është lojtari më i ri i Evertonit.

Kolumbiani la Real Madridin për të kaluar te Evertoni për 25 milionë euro.

Ai ishte dëshira e madhe e Carlo Ancelottit, me të cilin ka punuar te Real Madridi në sezonin 2014/15.

“Jam shumë, shumë i lumtur që jam në këtë klub, klub me shumë histori dhe këtu do të kem edhe trajnerin që më njeh shumë mirë”, u shpreh ai.

“Jam këtu të jap maksimumin dhe të tentojmë të fitojmë gjëra, të ndihmoj ekipin për objektivat, të luajmë futboll të bukur, zbavitës”.

James ka bërë 125 paraqitje për Realin, ka shënuare 37 gola. 

Të ngjashme