Juventus ka përfituar 132 milionë euro nga shitja e nëntë lojtarëve

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Juventus është duke e mbushur arkën për transferimet e reja.

Juventus ka bërë disa shitje në vitin e kaluar dhe në këtë vit, pasi dëshiron që të krijoj sa më shumë fonde për transferimet që do t’i bëjë në verë.

Aktualisht, Zonja e Vjetër ka përfituar 132 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve, përcjell lajmi.net.

Juventus ka shitur sot Alberto Cerri te Cagliari, ndërsa do të përfitojë 9 milionë euro.

Torinasit kanë shitur nëntë lojtarë në nëpër afate, ku ka arritur të arkëtojë hiq më pak se 132 milionë euro.

Më poshtë mund t’i shikoni lojtarët që ka shitur Juventus:

Caldara (Milan, 35 milionë)

Tello (Benevento, 3 milionë)

Magnani (Sassuolo, 5 milionë)

Cerri (Cagliari, 9 milionë)

Benatia (Al Duhail, 10 milionë)

Orsolini (Bologna, 12 milionë)

Sturaro (Genoa, 18 milionë)

Audero (Sampdoria, 20 milionë)

Mandragora (Udinese, 20 milionë).

Të ngjashme