Juventusi kërkon ta mbaj Moratan

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Juventusi po planifikon ta mbaj sulmuesin Alvaro Morata edhe sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi italian ka nisur negociatat me Atletico Madridin për lojtarin. Morata është i huazuar te Juventusi deri në fund të sezonit nga skuadra spanjolle.

Drejtuesit e skuadrës italiane e kanë kërkuar edhe një vit në formë huazimi Moratan me të drejt blerjeje në fund të vitit 2022. Morata këtë sezon në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka 10 asistime.

Të ngjashme