Juventusi në finale, e mposht Monacon edhe në shtëpi

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 22:49 | Nga

Juventusi është kualifikuar në finalen e Champions League. Kampioni i Italisë triumfoi me rezultat 2:1 kundër liderit të Francës, Monaco, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League.

Juventusi sfidën e parë e mposhti me 2:0 Monacon dhe u kualifilua me rezultat të përgjithshëm 4:1. Monaco tregoi angazhim maksimal, por ka qenë e pafuqishme që të përmbysë humbjen e sfidës së parë në fushë të saj, ndërsa në Torino nuk kishte forcë që të bëjë mrekulli përballë Juves jashtëzakonisht të mirë sidomos që njihet me mbrojtjen me të fortë në botë.

Në minutën e 33-të, Manxhukiq nga afërsia shënoi për 1:0 në favor të Juves, ndërsa një minutë pa mbaruar pjesa e parë, Dani Alves nga rreth 20 metra thelloi epërsinë në 2:0. Monaco pas shumë përpjekjeve shënuan përmes sulmuesit Kylian Mbappe pikërisht në minutën e 69-të dhe ngushtuan humbjen në 2:1.

Me 3 qershor në Cardiff do të luhet finalja, kur Juventusi do ta presë Real Madridin apo Atletico Madridiin. Kjo do të dihet nesër mbrëma.

Të ngjashme