Juventusi refuzon 75 milionë eurot e Barcelonës për De Ligtin

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke tentuar që me çdo kusht të transferojë Matthijs de Ligtin nga Juventusi në këtë verë.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Blaugranasit i kanë ofruar Zonjës së Vjetër 75 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit holandez.

Por, kampioni nga Serie A nuk e ka shqyrtuar atë, duke e refuzuar menjëherë dhe u ka bërë me dije klubit nga La Liga se lojtari nuk është në shitje.

De Ligt nuk kishte një start të mirë në sezonin e tij të parë në Torino, pasi kishte ngecje në formën e tij që e kishte te Ajaxi para një viti.

Sidoqoftë, Juventusi nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat e tjera të Barcelonës, pasi e sheh mbrojtësin si liderin e tyre të ardhshëm në defanziv.

Barcelona tani duhet të fokusohet në Kalidou Koulibalyn, pasi senegalezi ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Napoli.

Të ngjashme