Ka një ide për startin e sezonit 2020/21 në La Liga, Tebas tregon datën

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

12 shtatori është caktuar si data e mundshme e startit të sezonit 2020/21 në La Liga

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, La Liga u ndërpre për më shumë se dy muaj.

Normalitet tanimë po rikthehet dhe me 11 qershor, do të rinisë sezoni aty ku ka mbetur.

Përfundimi do të jetë me 19 korrik, diçka e pazakontë, pasi këto kohë veçse ekipet nisnin përgatitjet për sezonin e ri.

Sido që të jetë, edhe për shkak të Champions League që planifikohet të luhet në gusht, gjitha ligat e evropiane do të startojnë sezonin e ri me vonesë.

Numri një i La Ligës, Javier Tebas, ka treguar se tashmë në Spanjë kanë në kokë një datë për startin e edicionit të ardhshëm.

“Synimi jonë është që sezoni në La Liga për 2020/21 të startojë me 12 shtator”, u shpreh ai.

Të ngjashme