Kane i vendosur të barazojë rekordin e golave të Messit

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Harry Kane ka bërë të ditur se është i motivuar për të arritur rekordin e golave të Lionel Messit me të cilin do të përballet të mërkurën kur Tottenhami pret Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Derisa Spursi lëshoi pikë në ndeshjen e parë kundër Interit, Barcelona nisi me fitore 4 me 0 ndaj PSV-së, përfshirë hat-trickun e Messit.

“Ai dhe [Cristiano] Ronaldo kanë tejkaluar nivelin që kanë vendosur të tjerët në të kaluarën”, ka thënë Kane kur është pyetur për Messin.

“Kur realizoni aq gola sa ai, 40, 50 apo 60 gola për sezon, si një sulmues, unë dua të barazoj, dua të bëj njëjtë”, ka shtuar ai.

“Ai vendosi standardet për ne tjerët- ende është i tillë. Ende realizon gola dhe më motivon që të jem më i mirë dhe të përmirësohem. Shpresoj, që një ditë, mund të realizoj gola aq sa ai”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme