Kastriot Jupa dhe Esma Muratovic, hendbollistët më të mirë të vitit 2019

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 18:00 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Hendbollit të Kosovës zgjodhi më të mirët e vitit 2019.

“Sportisti i vitit 2019” në hendboll është shpallur, hendbollistja Esma Muratovic. Kurse hendbollisti më i mirë i vitit 2019 u shpall, Kastriot Jupa, raporton Ekonomia Online.

Manifestimi ka filluar nën intonimin e himnit të flamurit. Më pas edhe me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë gjatë kryerjes se detyrës, Sami Thaçi.

Kryetari i Federatës së Hendbollit, Eugen Saraqini, deklaroi se vitit 2019 ishte sfidues dhe i veçantë për hendbollin.

Saraqini theksoi se janë përballur edhe me sfida financiare, andaj kërkoj që në këtë vit të jenë të mbështetur.

“Shpallim me të mirët, dhe nderojmë sportin dhe vendin tonë. Viti ishte historik, sfidues për sportin tonë dhe vit i veçantë. Kemi shkelur territore të reja, kemi marrë levdata. Organizimi dhe suksese dhe gjithë ajo që ndodhi, turne të ndryshme janë mburrje për ne”

“Kemi pasur edhe sfida, siç janë organizative dhe financiare. Përkrahje për klubet duhet të jetë më e madhe. Viti 2020 shpresoj se do të jetë i veçantë për federatën tonë falë edhe ligjit për sponsorizim. Për të arritur synimin duhet të japim maksimumin bashkërisht”, ka thënë ai.

Golashënuesi më i mirë i vitit 2019 u shpall hendbollisti nga Prishtina Oltion Beshiri.

Në këtë ceremoni u nda çmimi në konkurrencën e femrave, për klubin më të mirë për vitin 2019 u shpall “Istogu”. Kurse klubi i meshkujve u shpall “Besa Famgas”.

Të ngjashme