Kimmich po vlerësohet si një nga mbrojtësit anësor më të mirë në botë

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ishte vetëm 170 centimetra i gjatë, pensionimi i Philipp Lahmit në vitin 2017 kishte lënë një hapësirë të madhe në anën e djathtë të mbrojtjes së Bayern Muenchenit.

Njeriu që kishte udhëhequr si kapiten Gjermaninë drejt titullit të katërt të botës në vitin 2014, u largua me përvojën e tij prej 517 ndeshjeve për Bayernin, me rekord prej tetë titujve të Bundesligës, gjashtë Kupave të Gjermanisë, një Lige të Kampionëve dhe shumë të tjera.

Disa prej klubeve më të mëdha në Evropë në të kaluarën kishin dështuar të zëvendësonin lojtarë të tillë dhe më me rëndësi lidershipin që sillnin ata te skuadra. Duhet vetëm shikuar Gary Nevillen te Manchester Unitedi dhe Javier Zanettin tek Interi, si shembull. Edhe vite pas pensionimit të tyre, asnjë klub nuk kishte gjetur pasardhës afatgjatë të kalibrit të njëjtë. Mirëpo, Bayern Muencheni duket se ka bërë të pamundurën.

Të ngjashme