Kjo është data dhe ora kur do të luhet ndeshja Moldavi-Kosovë

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të nis Ligën e Kombeve kundër skuadrës së Maldavisë dhe sot Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar vendin dhe kohën se kur do të luhet kjo ndeshje

Moldavia nuk do ta pret Kosovën në vendin e vet, për shkak të asaj se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithatë ajo ka përzgjedhur vendin neutral se ku do të luajë.

Kështu ndeshja pritet të zhvillohet në qytetin e Parmës në Itali, konkretisht në stadiumin Ennio Taradini.

FFK me anë të një postimi ka treguar se kur dhe në sa ora do të fillojë kjo ndeshje dhe vendin ku do të luhet.

Ndeshja pritet të zhvillohet më 3 shtator në orën 20:45 në Ennio Tardini në Parma të Italisë.

Kujtojmë se Kosova është shortuar me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë në Ligën C të Kombeve. 

Të ngjashme