Kjo është renditja e Florian Markut në klasifikimin botëror, pas nokautit të mbrëmshëm

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Florian Marku i vërtetoi edhe njëherë tjetër botës, aftësitë e tij si boksier.

“Albanian King” fitoi ndaj britanikut, Chris Jenkins të cilin e nokautoi në raundin e 4’të të duelit, duke arritur kështu të mbrojë titullin kampion bote në ‘welterweight’.

Boksieri shqiptar me këtë fitore shkoi në kuotën e 11 fitoreve dhe vetëm një barazimi kurse ende nuk ka shijuar humbjen në karrierën e tij.

Pas kësaj fitore të madhe portali i njohur për renditjen e boksierëve “Boxrec” ka publikuar ranglistën e re ku shihet progresi i madh i Markut.

Marku renditej i 73’ti para këtij dueli, kurse tani është në pozitën e 48’të sipas “Boxrec”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme