Klaus Gjasula prezantohet te skuadra e njohur gjermane

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Klaus Gjasula, ka gjetur shumë shpejt skuadër, pasi ditën e djeshme, Gjasula njoftoi largimin nga Paderborn.

Gjatë ditës së sotme, mesfushori i Shqipërisë ka firmosur një kontratë me skuadrën e Hamburg.

Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin që është i qartë për vitin e ardhshëm, ngjitja në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër.

Kujtojmë se në të kaluarën për Hamburgun ka luajtur edhe një lojtar tjetër siç është Mërgim Mavraj.

Të ngjashme