Kloppi tregon problemin te Liverpooli

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon se problemi i ekipit që ai drejton në humbjen ndaj Brightonit 1:0 në “Anfield” erdhi nga mungesa e freskisë mendore. Kloppit theksoi se Liverpooli nuk ishte bindës. Sipas tij, Brightoni e meritoi fitoren.

“Ne luajtëm kundër një skuadre vërtetë të mirë. Për ne kjo javë dukej shumë e vështirë. Ne nuk ishin të freskët, nuk dukeshim të freskët mendërisht e as fizikisht. Dhe nëse nuk jeni të freskët mendërisht, nuk keni freski të këmbët tuaja. Kundërshtari pati një plan të mirë dhe e merituan të fitojnë. Ne nuk ishin bindës”, tha Klopp pas ndeshjes. Ndërkaq, mbrojtësi i krahut të majt, Andy Robertson mendon se aktualisht Liverpooli është jashtë garës për titull të kampionit. “Për momentin ne nuk jemi në garën për titull. Ne jemi shtatë pikë prapa Manchester Cityt dhe ata kanë një lojë më pak”, tha Robertson. Liverpooli renditet i në pozitën e katërt me 40 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme